Chat with us, powered by LiveChat

Zyra ligjore e
Andrew P. Johnson

Avokat per Çështjet e Emigracionit (Konsulencë Emigracioni) në Nju Jork

Njihuni me avokatin tonë per Çështjet e Emigracionit i cili ndodhet në Nju Jork

Konsulencë pa pagesë (falas)

Na telefononi ose na shkruani një e-mail dhe zgjidhni një konsulencë pa pagesë (falas). Do të bëjmë çmos që t'ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja  +1 (212) 693-3355

At the Law Offices of Andrew P. Johnson they set the standard for their industry in the area.

Andrew P Johnson duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga Ambasadorët e OKB-së.

Shihni Videon

If you need an immigration lawyer, don't hesitate to call the Law Offices of Andrew P. Johnson.
Kryeartikull mbi Andrew P. Johnson në gazetën New York Times.
Foto më 11/07/2011

Fushë-Veprimi

Jini të suksesshëm kudo në Shtetet e Bashkuara

  • Karta e Gjelbër EB 5

  • Punësimi bazuar në Emigracion

  • Vizat e biznesit

    • Viza e përkohshme për persona me aftësi të veçanta

    • Karta e Gjelbër EB 5

    • Punësimi bazuar në Emigracion

      • Ankesat e emigracionit

      • Azili

      • EB-3 Viza për Punësim

      • Gjykata e Emigracionit

        Në media

        Avokati për çështjet e emigracionit Andrew P Johnson është një mbrojtës dhe figurë e shquar brenda komunitetit të emigracionit dhe si i tillë është intervistuar rregullisht nga organizatat kryesore të medias së shkruar si dhe është ftuar për të mbajtur fjalime në evente diplomatike që kanë të bëjnë me ligjin për emigracionin.

        Lidhur me studion tonë ligjore të emigracionit

        Avokati për çështjet e emigracionit Andrew P Johnson është një mbrojtës dhe figurë e shquar brenda komunitetit të emigracionit dhe si i tillë është intervistuar rregullisht nga organizmat kryesore të medias së shkruar si dhe është ftuar për të mbajtur fjalime në evente diplomatike që kanë të bëjnë me ligjin për emigracionin. Zyrat ligjore të Andrew P. Johnson, përfaqësojnë kompani të mëdha, diplomatë, OJF (organizata jofitimprurëse), sipërmarrje, familje dhe individë. Avokatët tanë të emigracionit në qytetin e Nju Jorkut kanë qenë përfaqësues dhe kanë mbrojtur nëpër gjyqe mijëra raste në të gjithë vendin.

        Partneri ynë kryesor, Andrew P. Johnson, ka kryer më parë detyrën e prokurorit të qeverisë derisa, në vitin 1999, vendosi të hapë zyren e tij ligjore për çështjet e emigracionit. Ai është autor i shumë artikujve që trajtojnë problemet e emigracionit dhe çështjet ndërkombëtare. Këta artikuj janë botuar nga Shoqata Amerikane e Avokatëve dhe Shoqata Amerikane e Avokatëve të Emigracionit. Në vitin 2013, Andrew P. Johnson u ftua për të folur përpara një grupi prej më shumë se 30 ambasadorësh të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me programin e vizave "EB-5" për investitorët. Në vitin 2015, z. Johnson u ftua në Uashington DC për të prezentuar para më shumë se 40 ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara, programin EB-5 për investime. Gazeta New York Times ka publikuar kryeartikullin mbi avokatin e emigracionit Andrew P Johnson, ai është intervistuar nga CBS, cituar nga USA Today, Fox News, Washington Times, ABC, Indian Post, Associated Press, Radio Free America, Boston Globe, Chicago Sun-Times, si edhe në mbi 50 revista të tjera ditore në të gjithë vendin.

        Lexoni më shumë

        Ndryshe nga zyret e tjera ligjore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në një shumëllojshmëri fushash ligjore, avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork përqendrohen vetëm në ushtrimin e avokatisë në fushën e së drejtës së emigracionit, gjë që na mundëson të jemi në përparësi të interpretimeve delikate dhe nuancave ligjore që ndryshojnë vazhdimisht lidhur me të drejtën amerikane të emigracionit. Ekipi dhe avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork komunikojnë në mbi 10 gjuhë të ndryshme. Zyra ligjore e Andrew P. Johnson përfaqëson si korporatat e mëdha ashtu edhe ato të vogla lidhur me të gjitha aplikimet për viza për aktivitete biznesi dhe për qëndrim të përhershëm. Avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork ofrojnë mbrojtje në gjyqe për çështje të tilla si: azili politik, seancat dëgjimore për deportim, seancat dëgjimore për dorëzani, kërkesa për rihapje procedurash, anulim të largimit, rregullim të statusit, diskrecion prokurorial për ndalimin e përkohshëm të procedurave të largimit, pezullim të deportimit dhe shtyrje të deportimit. Në fakt, Andrew P. Johnson ka arritur të ndalojë deportimin e menjëhershëm të një shqiptareje që jetonte në Miçigan. Ky rast u transmetua edhe në lajme në të gjithë vendin dhe e detyroi Agjencinë Përmbaruese për Emigracionin dhe Doganat [Immigration and Customs Enforcement] që ta shtynte deportimin, gjë që i mundësoi shqiptares të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara së bashku me tre fëmijët e saj të cilët kanë shtetësi amerikane. Zyra jonë ka biseduar me organizata afariste në konferenca të organizuara në të gjithë botën, në lidhje me strategjitë ev ndryshme për emigracionin dhe dërgimin e punonjësve në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi organizuar serinë e konferencave me titullin, "Të investosh dhe të jetosh në Shtetet e Bashkuara", seri kjo e cila u prezantua në vende të ndryshme në Azi dhe Evropë. Avokatët e tjerë për çështjet e emigracionit në Nju Jork, i drejtohen zyres sonë për të menaxhuar Ankesat për Çështjet e Emigracionit, që klientët e tyre parashtrojnë në gjykatat e qarkut federal. Avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork kanë parashtruar me sukses kërkesa për urdhër gjykate për daljen e të burgosurve emigrantë para gjyqit, me qëllim që këta të liroheshin nga arrestimi. Gjithashtu, ata i kanë paditur me sukses Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [U.S. CIS] në procedura të llojit "mandamus", duke i detyruar kështu Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë që të shqyrtonin disa peticioneve të parashtruara nga emigrantët. Krahas këtyre, avokatët tanë kanë ankimuar me sukses në gjykatat e qarkut urdhrat për deportim, gjë që në fund rezultoi me miratimin e kërkesave të klientëve tanë dhe në pajisjen e tyre me leje për qëndrim të përhershëm në Amerikë.

        If you need a EB 5 attorney, call the Law Offices of Andrew P. Johnson

        Takohuni me avokatin tonë për vizat EB-5, i cili ndodhet në Nju Jork.

        Zyra ligjore e Andrew P. Johnson ndodhet në Nju Jork, edhe pse, me punën e saj, vendos standardet për të gjithë shtetin e Nju Jorkut.

        Zyra Ligjore e Andrew P. Johnson ndodhet në Nju Jork, megjithatë ju mund të na gjeni në Yelp, Linkedin dhe në faqen tonë lokale në Yahoo. Nëse dëshironi të na kontaktoni më për së afërmi, mund të na telefononi në numrin (212) 693-3355, ose të na vizitoni në zyrë nga e hëna deri të premten, prej orës 10:00 deri 19:00. Ne ndodhemi në Parkun Qendror, Statuja e Lirisë, dhe në aeroportin ndërkombëtar "John F. Kennedy".
        Për të ardhur tek zyrat tona nga aeroporti ndërkombëtar "John F. Kennedy", thjesht ndiqni këto udhëzime të thjeshta. Shkoni në "Belt Parkway" nga "130th pl", "Pan Am Road" dhe "Lefferts Boulevard". Vazhdoni të ecni në "Belt Parkway" drejt Manhatanit. Dilni nga dalja "Trinity Pl" e rrugës "I-478 North". Ndiqni rrugët "Greenwich Street" dhe "Rector Street" në drejtim të "Broadway"-t.

        Vlerësime nga klientët:

        "Kam pasur një rast të gjatë e të vështirë që kishte të bënte me emigracionin. Andrew Johnson dhe stafi i tij na ka informuar gjatë gjithë procesit. Ata na thanë se sa do të zgjaste procesi, na thanë të ndiqnim udhëzimet e tyre dhe se do të merrnim kartën e gjelbër. Kur është fjala për diçka kaq të rëndësishme, siç është karta gjelbër, është mirë të kesh një avokat të fuqishëm, i cili sigurohet që çdo gjë të shkojë mbarë. Gjatë gjithë procesit jemi ndier shumë rehat, sepse e dinim që kishim në krahë dikë që është ekspert. Kartën e gjelbër e morën në vitin 2018. Zyra ligjore bëri një punë të mrekullueshme."

        Senel Karnabat

        Zyra qendrore:

        Kontaktet: LawAPJ 65 Broadway, Suite 1603 NY 10006 New York TEL: +1 212 693-3355 / FAX: +1 212 430-6797 / E-MAIL: apjlaw@gmail.com

        Thirrja telefonike:

        Ju lutemi plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe mund të jeni i sigurt se të gjitha informatat do të mbahen konfidenciale. Pyetësori mund të dërgohet me e-mail ose faks elektronik ose me faks +1 (212) 430-6797

        Konsultimi personal:

        Për konsulencë, ju lutemi telefononi zyrën tonë brenda orarit të punës. +1 (212) 693-3355