Azili
Avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork kanë menaxhuar mijëra raste të emigrantëve azilkërkues dhe janë intervistuar nga media të tilla si: “New York Times”, “USA Today”, “CBS” dhe “Fox News” lidhur me çështjet e azilit politik. Ne ofrojmë mbrojtje në gjyqe për çështje të tilla si: azili politik, seancat dëgjimore për deportim, seancat dëgjimore për dorëzani, kërkesa për rihapje procedurash, anulim të largimit, rregullim të statusit, diskrecion prokurorial për ndalimin e përkohshëm të procedurave të largimit, pezullim të deportimit dhe shtyrje të deportimit. Në fakt, Andrew P. Johnson-i ka arritur të ndalojë deportimin e menjëhershëm të një shqiptareje që jetonte në Miçigan. Ky rast u transmetua edhe në lajme në të gjithë vendin dhe e detyroi Agjencinë Përmbaruese për Emigracionin dhe Doganat [Immigration and Customs Enforcement] që ta shtynte deportimin, gjë që i mundësoi shqiptares të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara së bashku me tre fëmijët e saj të cilët kanë shtetësi amerikane.