Chat with us, powered by LiveChat

Viza “EB-5”, Karta e gjelbër “EB-5”

Andrew P. Johnson,gjatë 17 viteve të fundit është marrë me përpunimin e aplikimeve për kartën e gjelbërt “EB-5”. Zyra ligjore për çështjet e emigracionit e z. Johnson ka përfaqësuar aplikantët që aplikojnë për vizën “EB-5” dhe që vijnë nga shumë vende të botës. Veç kësaj, problematika parësore me aplikantët “EB-5” është vërtetimi i origjinës ligjore të fondeve për investimin në kuadrin e vizës “EB-5”. Andrew P. Johnson ftohet shpesh për të folur lidhur me origjinën e fondeve për vizat/kartën e gjelbër “EB-5”. Ai ka folur përpara grupeve të investitorëve bartës të vizës “EB-5” në shumë vende të botës, si në Stamboll të Turqisë, Moskë të Rusisë, Dakë të Bangladeshit dhe Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në vitin 2013, Andrew P. Johnson u ftua për të folur përpara një grupi prej më shumë se 30 ambasadorësh të Kombeve të Bashkuara në lidhje me programin e vizave “EB-5” për investitorët. Në vitin 2015, z. Johnson u ftua në Uashington DC për folur përpara më shumë se 40 ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në lidhje me programin e vizave “EB-5” për investime. Për shkak të përvojës që ka me çështjen e origjinës së fondeve për programin e vizës “EB-5”, Andrew P. Johnson ftohet të flasë në podkaste, ku bisedohet me hollësi për rrugët e shumta përmes të cilave investitorët “EB-5” mund të vërtetojnë origjinën e fondeve të tyre. Krahas kësaj, z. Johnson është ftuar të marrë pjesë në një podkast për të shpjeguar se si tejkalohet vështirësia e transferimt të fondeve të investimit, në kuadrin e programit “EB-5”, jashtë vendeve ku kufizohet liria e individëve për t’i transferuar fondet e tyre personale jashtë vendit.

Andrew P. Johnson ofron konsultime falas lidhur me programin “EB-5” për kartën e gjelbër dhe shqyrton origjinën e fondeve të aplikantit ose aplikantes dhe, nëse ka ndonjë ndërlikim, do t’ju sugjerojë rrugët ligjore dhe do t’ju japë shembuj të rrugëve ligjore përmes të cilave mund të vërtetohet origjina e fondeve përpara Shërbimeve për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [USCIS] (agjenci gjyqësore qeveritare e cila vlerëson aplikimet për investime në kuadrin e programit “EB-5”).

Së fundi, pyetja kryesore që bëjnë shumë aplikantë të programin “EB-5” është, “Cilën qendër rajonale duhet të zgjedh për investimin tim në kuadrin e programit “EB-5″?” Z. Johnson u intervistua për një podkast në të cilin shpjegon mekanizmat e sigurisë, që duhet të kenë parasysh aplikantët për vizë “EB-5”, kur kërkojnë të zgjedhin projektet e një qendre rajonale. Pjesa më e madhe e aplikantëve dëshirojnë të shohin klauzolat e mbrojtjes në memorandumin e caktimit personal dhe garancitë e kryerjes nga zhvilluesi, si dhe masa të tjera sigurie të cilat e zvogëlojnë rrezikun e refuzimit të aplikimit për kartë të gjelbër “EB-5”. Në këtë podkast, Andrew P. Johnson flet me hollësi për klauzolat specifike kontraktuale të cilave duhet t’iu kushtojnë vëmendje aplikantët e programit “EB-5” kur zgjedhin projektet e një qendre rajonale.

Lexoni më shumë

Zyra qendrore:

Kontaktet: LawAPJ 65 Broadway, Suite 1603 NY 10006 New York TEL: +1 212 693-3355 / FAX: +1 212 430-6797 / E-MAIL: apjlaw@gmail.com

Thirrja telefonike:

Ju lutemi plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe mund të jeni i sigurt se të gjitha informatat do të mbahen konfidenciale. Pyetësori mund të dërgohet me e-mail ose faks elektronik ose me faks +1 (212) 430-6797

Konsultimi personal:

Për konsulencë, ju lutemi telefononi zyrën tonë brenda orarit të punës. +1 (212) 693-3355