Chat with us, powered by LiveChat

EB-3 Viza për Punësim

Viza “EB-3” për qëndrim të përhershëm për qëllime punësimi

Vizat “EB-3” për preferencën e tretë të punësimit: profesionistët, punëtorët e kualifikuar dhe punëtorët e tjerë. Ekzistojnë tri klasifikime të ndryshme të punonjësve: profesionistët; punëtorët e kualifikuar; dhe punëtorët e tjerë.

Punëtorët profesionistë përkufizohen si individë të cilët posedojnë diplomën “bachelor” dhe që hyjnë në një punë ku, për nivelin fillestar, kërkohet diplomë “bachelor”.

Punëtorët e kualifikuar janë punëtorët që hyjnë në vende pune ku, për nivelin fillestar, kërkohet të paktën dy vjet trajnim ose përvojë. Punëtorët e tjerë janë ata që hyjnë në vende pune ku kërkohen më pak sesa dy vjet aftësim ose përvojë.

Në kategorinë “EB-3”, për të gjitha vendet e punës kërkohet një ofertë pune dhe duhet të kryhet procesi i marrjes së certifikatës së punës. https://www.uscis.gov/working-united-states/permanent-workers/employment-based-immigration-third-preference-eb-3

Cilat janë hapat që duhet të ndiqen për të marrë kartën e gjelbër mbështetur në sponsorizuesin e punonjësit?

1) Aplikimi për qëndrim të përhershëm (kartë e gjelbër) dorëzohet nga kompania te Departamenti i Punës, në të cilin ajo vërteton se për vendin e caktuar nuk ka qytetarë amerikanë të disponueshëm.
2) Pasi miratimit të Departamentit të Punës, në USCIS parashtrohet një aplikim “I-140” në të cilin kompania vërteton se i ka mundësitë financiare për t’ia paguar pagën aplikantit. Kompania dorëzon dokumente financiare të tilla si deklaratat tatimore dhe raportet financiare. Aplikimi “I-140” mund të dorëzohet për përpunim “premium”, gjë që mundëson që USCIS-i të përgjigjet brenda 14 ditësh pune. Megjithatë, ne rekomandojmë që dorëzimi i rastit për përpunim “premium” të bëhet atëherë kur kompania ka dokumente financiare bindëse se ajo i ka aftësitë dhe kapacitetet për t’ia paguar aplikantit pagën në të ardhmen.
3) Pas miratimit të aplikimit “I-140”, aplikanti do të dorëzojë formularin “I-485” me dokumentacionin shoqërues, nëse ka status ligjor në Shtetet e Bashkuara. Nëse aplikanti ndodhet jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti do t’i transferohet Qendrës Kombëtare të Vizave, në të cilën aplikanti duhet të paraqesë certifikatën e lindjes, certifikatën e martesës, vërtetimin policor dhe dokumente të tjera identifikuese në varësi të vendit specifik.
4) Qendra Kombëtare e Vizave, pas pranimit të të gjitha dokumenteve identifikuese të parashtruara nga aplikanti do të caktojë një takim në Ambasadën Amerikane në vendin e aplikantit.
5) Aplikanti duhet të kryejë një ekzaminim shëndetësor nga një doktor i certifikuar në vendin e tij dhe të sjellë në Ambasadë të gjitha dokumentet e identifikimit për të marrë kartën e qëndrimit të përhershëm me vlefshmëri 10-vjeçare.
6) Pasi të marrë kartën e qëndrimit të përhershëm me vlefshmëri 10-vjeçare, aplikanti mund të paraqesë kërkesë për shtetësi 4 vjet e 9 muaj pas datës së lëshimit të kartës së qëndrimit të përhershëm.

Çfarë kërkohet për të përfituar qëndrimin e përhershëm përmes punësimit?
Pjesa më e madhe e aplikimeve për kategorinë e vizës “EB-3” përpunohen nga kompanitë që kërkojnë aplikantë me diplomë kolegji 4-vjeçare ose dy vjet përvojë si punëtorë të kualifikuar.

Pjesa e USCIS-it e titulluar “Punëtorët e tjerë” zakonisht i referohet punëtorëve të mirëmbajtjes ose kujdestarëve të ndërtesave, aplikimet e të cilëve përpunohen nga kompani të mëdha. Për këto aplikime nuk nevojitet ndonjë përvojë paraprake, sepse për vendin e punës nuk kërkohet përvojë e mëparshme si kujdestar ndërtesash apo punëtor mirëmbajtjeje. Zakonisht, kompanitë me fabrika të mëdha parashtrojnë njëherësh 50 ose 100 aplikacione për lejeqëndrime me qëllim punësimi, me qëllim që të përpunojnë aplikimet për vizën”EB-3″ për kategorinë e punëtorëve të tjerë.

Zyra jonë ligjore ka mbi 20 vjet përvojë ekskluzive në fushën e së drejtës së emigracionit në qytetin e Nju Jorkut.

Nëse keni pyetje lidhur me procesin e vizave “EB-3”, ju lutemi të na shkruani në adresën e postës elektronike:

nfo@lawapj.com (anglisht)
heloisaamar@lawapj.com (portugalisht ose spanjisht)
b.yurdacan@lawapj.com (gjermanisht)
suveyda_paralegal@lawapj.com (turqisht)

Zyra qendrore:

Kontaktet: LawAPJ 65 Broadway, Suite 1603 NY 10006 New York TEL: +1 212 693-3355 / FAX: +1 212 430-6797 / E-MAIL: apjlaw@gmail.com

Thirrja telefonike:

Ju lutemi plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe mund të jeni i sigurt se të gjitha informatat do të mbahen konfidenciale. Pyetësori mund të dërgohet me e-mail ose faks elektronik ose me faks +1 (212) 430-6797

Konsultimi personal:

Për konsulencë, ju lutemi telefononi zyrën tonë brenda orarit të punës. +1 (212) 693-3355