Chat with us, powered by LiveChat

Gjykata e Emigracionit

Studioja jonë ka marrë pjesë në gjyqe të zhvilluara në të gjithë vendin lidhur me rastet e emigrantëve. E drejta e emigrimit është e ndërlikuar. Rastet e emigrimit menaxhohen nga shumë juridiksione federale. Studioja jonë i ka përfaqësuar emigrantët përpara gjykatave të emigracionit, gjykatave që qarqeve të Shteteve të Bashkuara dhe Gjykatën e Apelit të Shteteve të Bashkuara, së bashku me agjenci të ndryshme të shqyrtimit administrativ. Ne kemi parashtruar me sukses kërkesa për urdhra gjyqësorë për dalje para gjyqit të emigrantëve të ndaluar, me qëllim që këta të liroheshin. Gjithashtu, ne i kemi paditur me sukses Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [USCIS] në procedura të llojit “mandamus”, duke i detyruar këto Shërbime të shqyrtonin disa peticione të parashtruara nga emigrantët. Krahas këtyre, ne kemi ankimuar me sukses në gjykatat e qarqeve urdhrat për deportim, gjë që në fund ka rezultuar në miratimin e kërkesave të klientëve tanë dhe në pajisjen e tyre me leje për qëndrim të përhershëm në Amerikë.

Rastet e personave të ndaluar / dorëzania

Avokatët tanë të çështjeve të emigracionit në Nju Jork kanë liruar me sukses personat e ndaluar në të gjithë vendin, me anë të dorëzanisë ose lirimit me kusht për shkaqe humanitare [humanitarian parole]. Ne kemi fluturuar në çdo vend të Shteteve të Bashkuara për të përfaqësuar klientët emigrantë në qendrat e ndalimit dhe gjykatat e emigracionit.

Ne mund ta analizojmë rastin menjëherë për të kuptuar nëse emigranti ose emigrantja ka të drejtë të lirohet me dorëzani dhe të lirohet me kusht për shkaqe humanitare. Shpejtësia në rastin e rasteve të lirimit me dorëzani është vendimtare. Avokatët tanë në Nju Jork veprojnë me shpejtësi për të kërkuar një seancë dëgjimore për lirim me dorëzani menjëherë pas ndalimit të të huajit ose të huajës.

Procedurat e shumë rasteve të lirimit me dorëzani zhvillohen në shtetet kufitare. Gjykatat e emigracionit mundësojnë zhvillimin e seancave dëgjimore përmes telefonit, gjë që e përshpejton procesin.

Ne kemi arritur të dorëzojmë me sukses kërkesa për urdhra gjyqësor për dalje para gjyqit të emigrantëve të ndaluar, me qëllim që të lironim ata. Krahas kësaj, kemi arritur të negociojmë me sukses dorëzani në vlerë më të ulët dhe t’i lirojmë të huajt me anë të lirimit me kusht për shkaqe humanitare [Humanitarian Parole] dhe me aplikime për shqyrtimin të kujdestarisë [Custody Review Applications].

Bashkëpunëtori ynë i vjetër profesional është intervistuar nga “CBS News”, është përmendur në gazetën “New York Times” dhe është cituar në gazetat “Daily News” dhe “CBS New York” në lidhje me rastet e deportimit dhe të azil-kërkuesve.

Zyra Ekzekutive e Shqyrtimit të Çështjeve të Emigracionit [Executive Office of Immigration Review]: Pjesë e Departamentit të Drejtësisë dhe organ përgjegjës për gjykimin e rasteve që bien në fushëveprimin e ligjit federal për emigracionin. Bordi i Ankesave për Emigracionin [Board of Immigration Appeals] shqyrton ankesat që vijnë nga gjykata e emigracionit dhe disa peticione specifike lidhur me emigracionin, të cilat ia dërgon USCIS-i.

Gjykata e Apelit e Shteteve të Bashkuara: Në pjesën më të madhe të rasteve, vendimet jodiskrecionale të Bordit të Ankesave për Emigracionin mund të ankimohen në cilëndo prej 12 gjykatave të qarkut anembanë Shteteve të Bashkuara. Rasti i parashtrohet Gjykatës së Apelit që ka juridiksion në shtetin ku kanë kryer procedurat e largimit.

Gjykata e Qarkut: Pas vendimit të Bordit të Ankesave për Emigracionin, gjykata tjetër e apelit që ka juridiksion shpeshherë është Gjykata e Apelit e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, rastet e veçanta, siç janë kërkesat për urdhër gjyqësor për dalje para gjyqit të personave të ndaluar dhe për procedura “mandamus” parashtrohen në Gjykatën e Qarkut.

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara: Pas Gjykatës së Apelit, juridiksionin përfundimtar e ka Gjykata Supreme, para së cilës parashtrohet një peticion për urdhër gjyqësor të llojit “certiorari” (për transferim të çështjes nga një gjykatë e shkallës më të ulët tek ajo e një shkalle më të lartë). Më pas, urdhri gjyqësor i llojit “certiorari” duhet të pranohet me qëllim që Gjykata Supreme ta dëgjojë rastin.

Zyra qendrore:

Kontaktet: LawAPJ 65 Broadway, Suite 1603 NY 10006 New York TEL: +1 212 693-3355 / FAX: +1 212 430-6797 / E-MAIL: apjlaw@gmail.com

Thirrja telefonike:

Ju lutemi plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe mund të jeni i sigurt se të gjitha informatat do të mbahen konfidenciale. Pyetësori mund të dërgohet me e-mail ose faks elektronik ose me faks +1 (212) 430-6797

Konsultimi personal:

Për konsulencë, ju lutemi telefononi zyrën tonë brenda orarit të punës. +1 (212) 693-3355