Chat with us, powered by LiveChat

Karta e Gjelbër EB 5

Andrew P. Johnson gjatë 17 viteve të fundit, është marrë me përpunimin e aplikimeve për kartën e gjelbërt “EB-5”. Zyra ligjore për çështjet e emigracionit e z. Johnson ka përfaqësuar aplikantët që aplikojnë për vizën “EB-5” dhe që vijnë nga shumë vende të botës. Veç kësaj, problematika parësore me aplikantët “EB-5” është vërtetimi i origjinës ligjore të fondeve për investimin në kuadrin e vizës “EB-5”. Andrew P. Johnson ftohet shpesh për të folur lidhur me origjinën e fondeve për vizat/kartën e gjelbër “EB-5”. Ai ka folur përpara grupeve të investitorëve bartës të vizës “EB-5” në shumë vende të botës, si në Stamboll të Turqisë, Moskë të Rusisë, Dakë të Bangladeshit dhe Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në vitin 2013, Andrew P. Johnson u ftua për të folur përpara një grupi prej më shumë se 30 ambasadorësh të Kombeve të Bashkuara në lidhje me programin e vizave “EB-5” për investitorët. Në vitin 2015, z. Johnson u ftua në Uashington DC për folur përpara më shumë se 40 ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në lidhje me programin e vizave “EB-5” për investime. Për shkak të përvojës që ka me çështjen e origjinës së fondeve për programin e vizës “EB-5”, Andrew P. Johnson-i ftohet të flasë në podkaste, ku bisedohet me hollësi për rrugët e shumta përmes të cilave investitorët “EB-5” mund të vërtetojnë origjinën e fondeve të tyre. Krahas kësaj, z. Johnson është ftuar të marrë pjesë në një podkast për të shpjeguar se si tejkalohet vështirësia e transferimt të fondeve të investimit, në kuadrin e programit “EB-5”, jashtë vendeve ku kufizohet liria e individëve për t’i transferuar fondet e tyre personale jashtë vendit.

Andrew P. Johnson ofron konsultime falas lidhur me programin “EB-5” për kartën e gjelbër dhe shqyrton origjinën e fondeve të aplikantit ose aplikantes dhe, nëse ka ndonjë ndërlikim, do t’ju sugjerojë rrugët ligjore dhe do t’ju japë shembuj të rrugëve ligjore përmes të cilave mund të vërtetohet origjina e fondeve përpara Shërbimeve për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [USCIS] (agjenci gjyqësore qeveritare e cila vlerëson aplikimet për investime në kuadrin e programit “EB-5”).

Së fundi, pyetja kryesore që bëjnë shumë aplikantë të programin “EB-5” është, “Cilën qendër rajonale duhet të zgjedh për investimin tim në kuadrin e programit “EB-5″?” Z. Johnson u intervistua për një podkast në të cilin shpjegon mekanizmat e sigurisë, që duhet të kenë parasysh aplikantët për vizë “EB-5”, kur kërkojnë të zgjedhin projektet e një qendre rajonale. Pjesa më e madhe e aplikantëve dëshirojnë të shohin klauzolat e mbrojtjes në memorandumin e caktimit personal dhe garancitë e kryerjes nga zhvilluesi, si dhe masa të tjera sigurie të cilat e zvogëlojnë rrezikun e refuzimit të aplikimit për kartë të gjelbër “EB-5”. Në këtë podkast, Andrew P. Johnson flet me hollësi për klauzolat specifike kontraktuale të cilave duhet t’iu kushtojnë vëmendje aplikantët e programit “EB-5” kur zgjedhin projektet e një qendre rajonale.

Zyrat ligjore të Andrew P. Johnson, janë marrë me klientë të programit “EB-5” nga e gjithë bota, gjë që duhet të shihet si përparësi sepse Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [USCIS] kërkojnë dokumentacione specifike në varësi të kombësisë së aplikantit të programit “EB-5”. Ekipi ynë flet mbi 10 gjuhë. Ne ofrojmë seanca konsultimi pa pagesë lidhur me kualifikimin e aplikantëve të mundshëm të programit “EB-5”.

Si vërtetohet burimi i fondeve për programin “EB-5”?

Programi “EB-5” është program vizash i cili u jep mundësi sipërmarrësve të huaj, bashkëshortëve ose bashkëshorteve të tyre dhe fëmijëve të tyre të pa martuar të moshës nën 21 vjeçare që të fitojnë leje qëndrimi të përhershëm në Shtetet e Bashkuara duke nxitur, njëkohësisht, edhe ekonominë amerikane. Ky program administrohet nga Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [USCIS—U.S. Citizenship and Immigration Services] dhe kërkon që aplikantët të investojnë 1.000.000 dollarë në një sipërmarrje tregtare të re në Shtetet e Bashkuara ose të paktën 500.000 dollarë në një zonë të synuar punësimi [Targeted Employment Area].

Një aspekt kyç i procesit të aplikimit për vizë “EB-5” është aftësia e aplikantit për të dëshmuar se fondet e investimit nuk kanë lidhje me aktivitete kriminale. Për pasojë, rregulloret për programin “EB-5” kërkojnë që aplikanti të vërtetojë burimin e ligjshëm të fondeve dhe rrugën e ligjshme të fondeve, domethënë që fondet i janë transferuar ndërmarrjes tregtare në SHBA ose janë përdorur atje për investime në rrugë ligjore.

Cilat janë dokumentet që nevojiten për të vërtetuar burimin e fondeve për programin “EB-5”?
Për të vërtetuar se kapitali investues ka ardhur nga një burim i ligjshëm, rregulloret për programin “EB-5” kërkojnë që aplikani të dorëzojë:

• Të dhënat e biznesit të huaj;
• Deklaratat tatimore të të ardhurave të korporatës,ortakërisë ose atyre personale ose dokumente të ngjashme që janë dorëzuar gjatë 5 viteve paraardhëse;
• Të dhëna që shërbejnë për të identifikuar burime të tjera të kapitalit; ose
• Kopje të certifikuara të vendimeve gjyqësore, rasteve gjyqësore në pritje dhe procedurave administrative brenda 15 viteve të kaluara.

Si gjurmohen fondet drejt burimit të tyre fillestar, për programin “EB-5”?

Është e rëndësishme që aplikanti të kuptojë se fondeve të investimit duhet t’iu gjurmohet burimi fillestar. Për shembull, nëse fondet që do të përdoren për investime në kuadrin e programit “EB-5” ndodhen në një llogari bankare, aplikantit do t’i duhet të dorëzojë pasqyrat e llogarive bankare, të cilat tregojnë se fondet janë në llogari, por duhet të dokumentojë edhe se ku kanë qenë fondet përpara se të depozitoheshin në llogarinë bankare. Të njëjtat rregulla vlejnë edhe nëse fondet për investime në kuadrin e programit “EB-5” lidhen në investime në pasuri të paluajtshme, bursë ose llogari afariste. Të gjitha fondet e investimeve, edhe nëse vijnë nga burime të ndryshme, duhet të gjurmohen në formën e një zinxhiri të pashkëputur që të çon te burimi fillestar. Nëse burim fillestar është një palë e tretë, siç është rasti i një kredie bankare, dhurate nga ndonjë shok ose i afërm, ose pasurie të trashëguar, fondet duhet të lidhen me palën e tretë dhe duhet të ketë dëshmi që vërtetojnë se këto fonde i janë marrë palës së tretë në rrugë të ligjshme.

Është e kuptueshme që për vërtetimin e burimit fillestar të fondeve, aplikantit shpeshherë i duhet të dorëzojë një sasi të konsiderueshme dokumentacioni. Në këtë dokumentacion mund të përfshihen dokumente të tilla si: pasqyrat e llogarisë bankare, pasqyrat e llogarisë së pensionit dhe të stoqeve; dokumentet e transaksioneve të pasurisë së paluajtshme dhe të taksave për pronën; dokumentet e kredive ku tregohet se kreditë e aplikantit vijnë nga burime të ligjshme; deklaratat e tatimit mbi të ardhurat; kontratat e punësimit dhe pasqyrat financiare ku reflektohet paga, fitimet dhe bonuset; dhe çdo dokument që vërteton çdo lloj të ardhure nga biznesi.

Kjo listë nuk është shteruese. Aplikantit mund t’i kërkohet të gjurmojë një tërësi të vetme fondesh përmes shtresave të ndryshme të investimit. Për shembull, le ta zëmë se aplikanti do të investojë 1.000.000 dollarë, por 500.000 dollarë nga këto para ndodhen në një llogari bankare. Gjithashtu, le ta zëmë se 500.000 dollarët në llogarinë bankare erdhën në formën e një dhurate 250.000 dollarëshe nga një anëtar i familjes, por me kalimin e kohës arritën në shumën prej 500.000 dollarësh si rezultat i disa investimeve në biznes dhe në bursë. Aplikanti duhet t’i dokumentojë këto fonde përmes secilës shtresë transaksioni, duke filluar me vërtetimin se 250.000 dollarët i ka marrë në rrugë të ligjshme prej një individi që ia ka dhënë atij si dhuratë, duke treguar më pas se si këto para arritën të bëheshin 500.000 dollarë përmes investimeve në bursë dhe biznes, dhe, në fund, duke paraqitur një pasqyrë financiare që reflekton 500.000 dollarët në llogarinë bankare. Gjithashtu, të mos harrojmë se kjo ka të bëjë vetëm gjysmën e investimit prej 1.000.000 dollarësh. Aplikantit do t’i duhet të gjurmojë edhe 500.000 dollarët e tjerë për te burimi fillestar.

Krahas kësaj, aplikanti duhet të jetë i vetëdijshëm se për disa sipërmarrje tregtare ose projekte të programit “EB-5” në Shtetet e Bashkuara zbatohen tarifa administrative. Edhe fondet e investimit, të cilat përdoren për të mbuluar këto tarifa, duhet të sigurohen në mënyrë të ligjshme nga aplikanti dhe të gjurmohen deri te burimi i ligjshëm.

Si vërtetohet rruga e burimit të ligjshëm të fondeve për projektin “EB-5”?

Për sa i takon vërtetimit të rrugës së fondeve, vlejnë të gjitha rregullat dhe kërkesat e përmendura më sipër. Thelbi këtu është që duhet të ekzistojnë prova se fondet transferohen në mënyrë të ligjshme nga aplikanti, në kuadrin e programit “EB-5”, te sipërmarrja tregtare në Shtetet e Bashkuara.

Si vërtetohet origjina e fondeve, në kuadrin e programit “EB-5” për një transaksion të pasurisë së paluajtshme?

Së fundi, mund të ketë situata të tilla ku aplikanti nuk ka mundësi të ofrojë disa prej dokumenteve të nevojshme. Secili burim fondesh do të ketë një listë të ndarë të dokumenteve që kërkohen për të vërtetuar rrugën ligjore për qëllime të US CIS-it. Nëse aplikanti përpiqet të vërtetojë burimin e fondeve me anë të një transaksioni të pasurisë së paluajtshme, transaksion ky që është paguar fillimisht përmes të ardhurave të investitorit, ai duhet të sigurojë pasqyrat bankare që reflektojnë depozitimet e pagës së tij. Si provë e dytë mund të shërbejnë pagesa e tatimeve ose kontrata e punës. Këto dokumente do të vërtetonin se fondet janë fituar në rrugë të ligjshme përpara blerjes së pasurisë së paluajtshme.

Për blerjen e një pasurie të paluajtshme, në dokumentet e nevojshme do të bënin pjesë: marrëveshja e blerjes, certifikata ose akti i pronësisë mbi pronën, ose deklaratat e falënderimit në të cilat tregohet pagesa për pronën në fjalë. Ju lutemi të vini re se në disa vende kjo është e pamundur dhe deklaratat duhet të ofrohen nga avokati i tij për çështjet e emigracionit në kuadrin e programit “EB-5”, me qëllim që të sigurohen provat që mungojnë. Për shembull, në vitet 1990, sistemi bankar në Rusi zakonisht nuk ofronte ndonjë shteg të qartë të fondeve, meqenëse bankat nuk mbanin regjistra të saktë, ndërkohë që në atë periudhë u hapën dhe u mbyllën shumë banka, të cilat iu lanë aplikantëve fare pak ose aspak dokumente për të kryer gjurmimin e fondeve. Gjithashtu, bankat në Vietnam në vitet 1980 dhe 1990 pothuaj nuk ekzistonin në aspektin e regjistrave të gjurmueshëm dhe rrugëve të vërtetimit të origjinës së fondeve. Në këto rrethana, deklaratat zëvendësojnë regjistrat bankarë. Në këto situata, USCIS-i pranon deklaratat e investitorit ose të dikujt që do të dëshmonte për të dhënat specifike që do të gjendeshin në dokumentet që mungojnë.

Procedurat dhe afatet për qendrën rajonale/dorëzimin e dokumenteve nga investitorët

Investitorët dorëzojnë peticionet për programin “EB-5” (formulari “I-526)
Periudha e përafërt për shqyrtimin e aplikimit është 12 muaj ose më shumë (koha e shqyrtimit mund të variojë dhe në fakt varion)
Qendra rajonale dorëzon formularin “I-924A”, formulari për raportim vjetor, i cili dorëzohet çdo vit
Investitori dorëzon kërkesën për heqjen e kushteve (formulari “I-829”)
Pas 21 deri në 24 muajsh, investitori merr lejen e qëndrimit të përhershëm me kusht
Periudha e përafërt për shqyrtimin e aplikimit është 12 muaj ose më shumë (koha e shqyrtimit mund të variojë dhe në fakt varion)

Zyra qendrore:

Kontaktet: LawAPJ 65 Broadway, Suite 1603 NY 10006 New York TEL: +1 212 693-3355 / FAX: +1 212 430-6797 / E-MAIL: apjlaw@gmail.com

Thirrja telefonike:

Ju lutemi plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe mund të jeni i sigurt se të gjitha informatat do të mbahen konfidenciale. Pyetësori mund të dërgohet me e-mail ose faks elektronik ose me faks +1 (212) 430-6797

Konsultimi personal:

Për konsulencë, ju lutemi telefononi zyrën tonë brenda orarit të punës. +1 (212) 693-3355