Chat with us, powered by LiveChat

About Us

Zyra ligjore e Andrew P. Johnson është studio ligjore që merret me çështjet e emigracionit për qëllime biznesi dhe ndodhet në mes të "District Financial" në qytetin e Nju Jorkut. Studioja jonë ka përfaqësuar me sukses korporata të mëdha e të vogla si dhe mijëra individë në raste komplekse që kanë të bëjnë me emigracionin. Duke qenë se klientela jonë përbëhet nga korporata shumëkombëshe dhe organizata jofitimprurëse të ndërlidhura me Kombet e Bashkuara, ne kemi ekspertizë dhe përvojë me përfaqësimin e klientëve në ambasada anembanë botës. Për klientët tanë korporativë, ne ndihmojnë me krijimin, trajnimin dhe administrimin e programeve të USCIS-it "I-9/E-verify" për verifikimin e pajtueshmërisë. Studioja jonë ka udhëtuar në të gjithë botën, duke organizuar konferenca me titull: "Të investosh dhe të jetosh në Shtetet e Bashkuara" (Investing and Living in the United States) për të shpalosur strategji të ndryshme që kompanitë dhe individët mund të ndjekin për të emigruar ose transferuar punonjësit drejt Shteteve të Bashkuara.
Ndryshe nga studiot e tjera ligjore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në një shumëllojshmëri fushash ligjore, avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork përqendrohen vetëm në ushtrimin e avokatisë në fushën e së drejtës së emigracionit, gjë që na mundëson të jemi në pararojë të interpretimeve delikate dhe nuancave ligjore që ndryshojnë vazhdimisht lidhur me të drejtën amerikane të emigracionit. Ekipi dhe avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork komunikojnë në mbi 10 gjuhë të ndryshme. Zyra ligjore e Andrew P. Johnson-it përfaqëson si korporatat e mëdha ashtu edhe ato të vogla lidhur me të gjitha aplikimet për viza për aktivitete biznesi dhe për qëndrim të përhershëm. 
 
Zyra jonë ka biseduar me organizata afariste në konferenca të organizuara në të gjithë botën, në lidhje me strategji të ndryshme për emigracionin dhe dërgimin e punonjësve në Shtetet e Bashkuara. Ne kemi organizuar serinë e konferencave me titullin, "Të investosh dhe të jetosh në Shtetet e Bashkuara" (Investing and Living in the United States), seri kjo e cila u prezantua në vende të ndryshme në Azi dhe Evropë.  Gjatë më shumë sesa 20 vjetësh përvojë, zyrat ligjore të Andrew P Johnson  kanë parashtruar, në të gjithë botën,  mijëra aplikime për qëndrim të përhershëm për shkaqe punësimi dhe aplikime për  viza të përkohshme  për qëllime biznesi.
 
Avokatët e tjerë për çështjet e emigracionit në Nju Jork i drejtohen zyres sonë për të menaxhuar Ankesat për Çështjet e Emigracionit, që klientët e tyre parashtrojnë në gjykatat e qarkut federal. Avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork ofrojnë mbrojtje në gjyqe për çështje të tilla si: azili politik, seancat dëgjimore për deportim, seancat dëgjimore për dorëzani, kërkesa për rihapje procedurash, anulim të largimit, rregullim të statusit, diskrecion prokurorial për ndalimin e përkohshëm të procedurave të largimit, pezullim të deportimit dhe shtyrje të deportimit. Në fakt, Andrew P. Johnson ka arritur të ndalojë deportimin e menjëhershëm të një shqiptareje që jetonte në Miçigan. Ky rast u transmetua edhe në lajme në të gjithë vendin dhe e detyroi Agjencinë Përmbaruese për Emigracionin dhe Doganat [Immigration and Customs Enforcement] që ta shtynte deportimin, gjë që i mundësoi shqiptares të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara së bashku me tre fëmijët e saj të cilët kanë shtetësi amerikane.
 
Avokatët tanë për çështjet e emigracionit në Nju Jork kanë parashtruar me sukses kërkesa për urdhra gjyqësorë për dalje para gjyqit të emigrantëve të ndaluar, me qëllim që këta të liroheshin. Gjithashtu, ata i kanë paditur me sukses Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [USCIS] në procedura të llojit "mandamus", duke i detyruar kështu Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë që të shqyrtonin disa peticione të parashtruara nga emigrantët. Krahas këtyre, avokatët tanë kanë ankimuar me sukses në gjykatat e qarkut urdhrat për deportim, gjë që në fund ka rezultuar në miratimin e peticioneve të klientëve tanë dhe në pajisjen e tyre me leje për qëndrim të përhershëm në Amerikë.


ANDREW P. JOHNSON

Avokat i Lartë profesional

 

Është diplomuar në studime "Bachelor of Arts" nga Universiteti i Delauerit. Ka studiuar të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Upsalës në Suedi dhe ka fituar gradën "Juris Doctorate" nga Shkolla Juridike e Delauerit (Widener). Z. Johnson ka qenë prokuror qeveritar deri kur filloi të ushtronte profesionin e tij në sektorin privat në vitin 1998. Ai është autor i shumë artikujve që trajtojnë problemet e emigracionit dhe çështjet ndërkombëtare. Këta artikuj janë botuar nga Shoqata Amerikane e Avokatëve dhe Shoqata Amerikane e Avokatëve të Emigracionit. Krahas kësaj, z. Johnson është përmendur në një artikull të gazetës "New York Times", është cituar në gazetën "New York Daily News" dhe është intervistuar nga "CBS News" në lidhje me temën e emigracionit. Ai ka përfaqësuar korporata të mëdha, organizata jofitimprurëse dhe kompani të vogla në të gjitha aspektet e së drejtës së emigracionit. Z. Johnson ka biseduar me organizata afariste në konferenca të organizuara në të gjithë botën, në lidhje me strategji të ndryshme për emigracionin dhe dërgimin e punonjësve në Shtetet e Bashkuara. Ai ka organizuar serinë e konferencave me titullin, "Të investosh dhe të jetosh në Shtetet e Bashkuara" (Investing and Living in the United States), seri kjo e cila është prezantuar në vende të ndryshme në Azi dhe Evropë. Z. Johnson ushtron profesionin e tij ekskluzivisht vetëm në fushën e së drejtës federale të emigracionit dhe është anëtar aktiv i Shoqatës Amerikane të Avokatëve të Emigracionit. Ai është pranuar në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe në Gjykatën e Apelit për qarkun e 1-rë deri në të 7-tin dhe në qarkun e 9-të dhe të 11-të, në Gjykatën e Rrethit të Nju Xhersit dhe në Odën e Avokatisë të Shtetit të Nju Xhersit.


Timothy Garille

Prokuror i Lartë

 

Është diplomuar në studime "Bachelor of Arts" nga Universiteti "Long Island". Ka studiuar të Drejtë Ndërkombëtare në Shkollën Juridike "Notre Dame" në Londër dhe ka fituar gradën "Juris Doctorate" nga Universiteti "Pace". Z. Garille ka qenë Zyrtar i Operacioneve Rajonale në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Misionit Paqeruajtës në Bosnje dhe Hercegovinë (UNIMIBIH). Më pas ai u transferua për t'u bërë pjesë e Zyrës Ndërlidhëse të Kombeve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme të kantonit të Tuzlës në Bosnje dhe Hercegovinë. Në fund, ai ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit në Misionin Vëzhgues Diplomatik të Kosovës në Prishtinë. Krahas përvojës së tij me institucione qeveritare, z. Garille ka ushtruar profesionin në fushën e së drejtës së emigracionit për më shumë sesa 15 vjet dhe është specializuar si në emigracionin për qëllime biznesi, ashtu edhe në mbrojtjen në gjyqe federale të rasteve të emigracionit. Z. Garille ka mbrojtur në gjyq raste të ndryshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe merret me rastet komplekse në Gjykatën e Emigracionit dhe në Bordin e Ankesave për Emigracionin. Gjithashtu, z. Garille është njohës i mirë i emigrimit për qëllime punësimi dhe i çështjeve të emigracionit familjar si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu edhe jashtë tyre. Timothy Garille-i është i pranuar në Gjykatën e Rrethit të Nju Jorkut dhe është anëtar i Odës së Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut.


Trisha Kaewcharoen

Avokate e Lartë

 

Ka kryer studimet "Bachelor" në Universitetin "Dhurakijpundit" në Tailandë dhe ka marrë gradën "Juris Doctorate" në Shkollën Juridike të Universitetit të Alabamës. Gjithashtu, znj. Kaewcharoen ka marrë diplomën "Master në drejtësi" nga Shkolla Juridike e Universitetit të Alabamës dhe është vlerësuar për "Arritje të shkëlqyer në shkrimin ligjor në Shtetet e Bashkuara". Trisha Kaewcharoen është udhëheqëse e Njësisë për Përfaqësimin Gjyqësor të Rasteve Ankimore [Appellate Litigation Unit] dhe mbikëqyr përfaqësimin në gjyq të studios ligjore para të gjitha gjykatave të qarkut dhe të rrethit në Shtetet e Bashkuara. Ajo ka parashtruar me sukses kërkesa për urdhra gjyqësorë për dalje para gjyqit të emigrantëve të ndaluar, me qëllim që këta të liroheshin. Gjithashtu, ka paditur me sukses Shërbimet për Çështjet e Emigracionit dhe të Shtetësisë të SHBA-ve [USCIS] në procedura të llojit "mandamus", duke i detyruar këto Shërbime të shqyrtonin disa peticione të parashtruara nga emigrantët. Krahas këtyre, ajo ka ankimuar me sukses në gjykatat e qarqeve urdhrat për deportim, gjë që në fund ka rezultuar në miratimin e kërkesave të klientëve tanë dhe në pajisjen e tyre me leje për qëndrim të përhershëm në Amerikë. Znj. Kaewcharoen është pranuar në Gjykatën e Rrethit të shtetit të Nju Jorkut dhe në Gjykatën e Apelit për rrethin e 2-të dhe të 3-të në Shtetet e Bashkuara.


Victoria Kampos

Avokate e Lartë

 

Është diplomuar në "Bachelor në ekonomi" nga Universiteti "Hofstra" në vitin 1995  dhe ka marrë gradën "Juris Doctor" nga Shkolla Juridike "Touro" në vitin 1999.   Ajo ka më shumë sesa 18 vjet përvojë në fushën e emigracionit për qëllime afariste për joemigrantë (E-2, H-1b, H-2b, L-1a, L-1b, O-1),  dhe të emigracionit për qëndrim të përhershëm si emigrant (Eb-1, Eb-2, Eb-3, "Privilegji i interesit kombëtar" [National Interest Waiver], dhe EB-5). Asaj i është dhënë çmimi për Programin e Specializimit për shkak të angazhimit të saj për të ndihmuar organizatat jofitimprurëse.   Ajo ka shërbyer si zëvendës presidente e Odës Hispanike të Avokatëve të "Long Island"-it (2006-2008) dhe ka qenë bashkëkryetare e "task forcës" hispanike në qytetin e Hantingtonit (2008-2009).  Ajo është anëtare e Shoqatës Amerikane të Avokatëve të Emigracionit; anëtare e Odës së Avokatëve të Hantingtonit; anëtare e Odës së Avokatëve të Kontesë së Sufolkut; anëtare e Odës së Avokatëve të Shtetit të Nju Jorkut dhe e Shoqatës Hispanike të Avokatëve të "Long Island"-it; anëtare e Dhomës Hispanike të Tregtisë të "Long Island"-it dhe anëtare e Dhomës Peruviano-Amerikane të Tregtisë të "Long Island"-it.   Ajo u pranua në Gjykatën e Rrethit të shtetit të Nju Jorkut në vitin 2000.

Zyra qendrore:

Kontaktet: LawAPJ 65 Broadway, Suite 1603 NY 10006 New York TEL: +1 212 693-3355 / FAX: +1 212 430-6797 / E-MAIL: apjlaw@gmail.com

Thirrja telefonike:

Ju lutemi plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe mund të jeni i sigurt se të gjitha informatat do të mbahen konfidenciale. Pyetësori mund të dërgohet me e-mail ose faks elektronik ose me faks +1 (212) 430-6797

Konsultimi personal:

Për konsulencë, ju lutemi telefononi zyrën tonë brenda orarit të punës. +1 (212) 693-3355