Chat with us, powered by LiveChat

Viza e përkohshme për persona me aftësi të veçanta

Vizat e përkohshme “O-1” iu vihen në dispozicion aplikantëve që kanë “aftësi të veçanta` në fushën e shkencës, artit, arsimit, biznesit ose atletikës. Kjo kategori është mjaft e gjerë dhe mund të jetë e përshtatshme për një gamë të madhe aplikantësh të tillë si: hulumtues shkencorë për arritjet më të fundit, profesorë, drejtues të korporatave novatore, muzikantë të xhazit, instruktorë të xhudos, dizajner grafikë, drejtorë arti, artistë të serigrafisë, trajnerë gjimnastike dhe specialistë të softuerëve kompjuterikë – me kusht që aplikantët të demonstrojnë aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në fushën e tyre përkatëse. Barra e provës bie mbi kërkuesin (aplikantin për vizën “O-1”), megjithatë mund të ketë shumë mënyra kreative për të vërtetuar aftësinë e jashtëzakonshme.
Individët që kërkojnë këtë lloj vize duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë aftësinë e tyre të jashtëzakonshme me anë të dokumenteve që tregojnë arritjet e tyre të qëndrueshme në nivel kombëtar ose ndërkombëtar në fushën e tyre. Kërkesat për vizë “O-1” kanë normë më të lartë suksesi nëse përfituesi ka marrë ndonjë çmim kombëtar ose ndërkombëtar, ka një portofol me raporte mediatike lidhur me punën e tij, ka qenë autor i shkrimeve që janë publikuar, ka dhënë kontribute origjinale në fushën e tij, ka punuar për kompani, organizata ose është marrë me projekte me një reputacion të shquar, fiton pagë të lartë ose ka ndonjë arritje tjetër të njohur në fushën e tij.

Për t’u kualifikuar për vizën “O-1” në fushën e kinematografisë ose industrisë televizive, aplikanti duhet të demonstrojë arritjet e veçanta të mbështetura me një shkallë shkathtësish dhe njohjeje që dukshëm është më e lartë sesa ato që ndeshen zakonisht, madje deri në atë shkallë saqë ky person njihet si i jashtëzakonshëm, i shquar, ose si lider në fushën e kinematografisë dhe/ose industrisë televizive. Gjithashtu, aplikanti për vizën “O” duhet të vijë në Shtetet e Bashkuara për të punuar në fushën ku ka shfaqur aftësi ose arritje të jashtëzakonshme.

Individët të cilët kualifikohen për vizën e përkohshme “O-1” zakonisht mund ta përmbushin standardin ligjor për klasifikimin korresponduesi si emigrantë: “EB-1” (aftësi e jashtëzakonshme).

Viza “L-1” për drejtuesit shumëkombësh

Kategoria “L-1” zbatohet për të huajt që punojnë për një kompani që ka kompaninë amë, filialin ose degën në Shtetet e Bashkuara. Këta punonjës hyjnë në Shtetet e Bashkuara si të transferuar brenda kompanisë dhe kanë të drejtë të hyjnë përkohësisht me qëllim kryerjen e shërbimeve si menaxherë ose drejtues (L-1A) ose shërbime të cilat kanë të bëjnë me njohuri të specializuara (L-1B) për kompaninë amë, filialin ose degën e të njëjtit punëdhënës që e ka punësuar profesionistin jashtë vendit. Punonjësit i kërkohet të ketë qenë i punësuar jashtë vendit nga kompania e huaj (ose një filial ose degë e kësaj) me orar të plotë për të paktën një vit pa ndërprerje gjatë tri viteve të fundit, me qëllim që të kualifikohet për kategorinë e vizave “L”. Niveli i pagës nuk është parashikuar, megjithatë të ardhurat në SHBA duhet të jenë të mjaftueshme që i huaji të mos i bëhet barrë qeverisë. Periudha maksimale e pranimit për menaxherët dhe drejtorët është shtatë vjet, me një afat pesë vjeçar për kategorinë e personave me njohuri të specializuara. Pasi të marrë vizën “L”, aplikantit i lejohet të aplikojë për statusin e banorit të përhershëm, si menaxher i shumëkombësh i preferencës së parë.

Personat nën vartësi

Personat nën vartësi (bashkëshortja dhe fëmijët e pamartuar nën 21 vjeç) të punonjësve “L-1” kanë të drejtë për të fituar statusin “L-2”. Fëmijët e varur mund të jenë studentë në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që statusi i tyre mbetet “L-2”, dhe bashkëshortët ose bashkëshortet e varura mund të marrin një dokument për autorizim të punësimit, i cili iu mundëson atyre të punojnë në Shtetet e Bashkuara.

Aplikimi i gjithanshëm “L-1”

Kompanitë mund të transferojnë një numër të punonjësve të huaj me afat të shkurtër, meqenëse rregulloret për peticionet e gjithanshme [blanket petition] në kuadrin e vizave “L-1” u lejojnë të transferuarve brenda kompanive të aplikojnë drejtpërdrejt për vizë “L-1” në zyrat konsullore të SHBA-ve jashtë vendit, pa miratim paraprak të kërkesës individuale nga USCIS-i. Për t’u kualifikuar si aplikant i procesit të gjithanshëm “L-1”, aplikanti duhet të plotësojë këto kërkesa:

Aplikanti dhe secili prej personave kualifikues angazhohen në tregti fitimprurëse ose shërbime;
Aplikanti ka një zyrë në Shtetet e Bashkuara e cila ka kryer operacione afariste për një ose më shumë vjet;
Kërkuesi ka tri ose më shumë degë ose filiale brenda ose jashtë vendit; dhe
Aplikanti dhe organizata tjetër kualifikuese kanë marrë miratimin e aplikimeve për të paktën 10 menaxherë, drejtues, ose profesionistë me njohuri të specializuara, në nivelin “L” gjatë 12 muajve të mëparshëm; ose kompania e Shteteve të Bashkuara ka pasur shitje prej të paktën një milionë dollarësh; ose ka të paktën 1.000 punonjës amerikanë.

Qytetarët kanadezë mund të aplikojnë drejtpërdrejt në një portë hyrjeje “Class A” për statusin “L-1”, në bazë të peticionit të miratuar të gjithanshëm [blanket petition], duke paraqitur të njëjtat dokumente si ato që kërkohen për aplikimin në konsullatë.

Viza “H-1B”

Për më shumë se 20 vjet, ekipi ynë ka trajtuar mijëra kërkesa për vizë “H-1B” nga kompani të mëdha e të vogla. Deri më sot, në çdo vit fiskal, në dispozicion ka të paktën 65.000 viza “H-1B”, të cilave iu shtohen 20.000 të tjera, të cilat janë në dispozicion të aplikantëve që kanë diplomë “master” të kryer në Shtetet e Bashkuara. (Ekzistojnë disa punë në organizatat jofitimprurëse, organizatat qeveritare dhe në sektorin e arsimit, të cilat janë të përjashtuara nga limiti i vitit fiskal.) Aplikanti duhet të ketë një diplomë “bachelor” 4-vjeçare ose 3 vjet përvojë në fushën e specializimit për çdo vit për të cilin aplikanti nuk ka arsim kolegji. Për shembull, nëse aplikanti ka dy vjet shkollim në kolegj dhe 6 vjet përvojë pune në fushën e specializimit, aplikanti kualifikohet me kusht që titulli i punës të jetë në harmoni me përvojën e aplikantit. Profesionet e specialitetit duhet të përbëhen nga zbatimi teorik dhe praktik i një tërësie njohurish tepër të specializuara dhe nga kryerja e arsimit të nivelit “bachelor” ose më të lartë në specialitetin specifik (ose të nivelit të barasvlershëm) si kërkesë minimale për të hyrë në profesion. Pozicionet e zakonshme në këtë kategori përfshijnë profesionet në fushën e drejtësisë, inxhinierisë, arkitekturës, matematikës, shkencave fizike, specialitetet e biznesit, teologjia dhe artet.

Punëdhënësi mund të parashtrojë një kërkesë për vizë “H-1B” 180 ditë përpara datës së fillimit. Aplikantët që kërkojnë t’iu ndryshohet, zgjatet ose transferohet viza e tyre aktuale “H-1B” nuk i nënshtrohen këtij limiti.

Bartësit të vizës “H-1B” i lejohet të ketë qëllim të dyfishtë (d.m.th. i lejohet të ketë për qëllim që të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të përhershme). Viza “H-1B” mund të jepet për një periudhë deri në 6 vjet, dhe nëse kalon një vit ndërkohë që aplikanti është jashtë Shteteve të Bashkuara, aplikantit mund t’i jepet edhe një periudhë tjetër 6-vjeçare për vizën “H-1B”.
Nëse bartësi i vizës “H-1B” ka aplikuar për qëndrim të përhershëm përmes marrëdhënies së punës, ai mund ta zgjasë periudhën e vizës “H-1B” me periudha një vjeçare nëse:
ka kaluar një (365 ditë) ose më shumë vite që prej dorëzimit të vërtetimit të tij të punës (i përhershëm), ose 365 ose më shumë ditë që prej dorëzimit të kërkesës për vizë “I-140” si emigrant. “Mobiliteti H-1B” nënkupton që punëtori që ka vizë “H-1B” mund të fillojë të punojë për një punëdhënës të ri, pas dorëzimit të aplikimit të ri për vizë “H-1B” (atij nuk i duhet të presë për miratim).

Zyra qendrore:

Kontaktet: LawAPJ 65 Broadway, Suite 1603 NY 10006 New York TEL: +1 212 693-3355 / FAX: +1 212 430-6797 / E-MAIL: apjlaw@gmail.com

Thirrja telefonike:

Ju lutemi plotësoni këtë pyetësor të shkurtër dhe mund të jeni i sigurt se të gjitha informatat do të mbahen konfidenciale. Pyetësori mund të dërgohet me e-mail ose faks elektronik ose me faks +1 (212) 430-6797

Konsultimi personal:

Për konsulencë, ju lutemi telefononi zyrën tonë brenda orarit të punës. +1 (212) 693-3355